Deputeti socialist, Damian Gjiknuri është shprehur se qeveria shqiptare do të financojë 5 qarqet më të mëdha për votimin elektronik. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Gjiknuri ka thënë se në këtë formë numërimi votash, kursehen para dhe rezultati del brenda 1 ore.
Damian Gjiknuri: Nuk kemi asgjë konkrete nga opozita për të adresuar votën e diasporës mbi parimet siç i kanë propozuar përfaqësuesit e diasporës, të cilët së bashku me disa deputetë të opozitës, ne kemi marrë për bazë propozimin që kanë sjellë disa deputetë të opozitës për të përfshirë votën e diasporës. Ajo duhet të jetë baza në të cilën ne si Kuvend duhet të adresojmë detyrimet që vijnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ofruam të përfshijmë votimin elektronik në pjesën më të madhe të vendit, që janë kosto financiare, mund të jenë 30-40 mln Euro që i financon buxheti i shtetit, i një vendi që nuk mund të thuhet se është një vend shumë i pasur. Kanë filluar tani të kenë frikë dhe nga vota elektronike, teknologjia doli se nuk i shërben njerëzve sepse dikush nuk fitoi zgjedhjet dhe tha se na i vodhën me elektronikë.
Po e them këtu publikisht, ne si mazhorancë dhe qeveria shqiptare do të financojë deri në 5 qarqe të mëdha, qarqet më të mëdha, le të ulemi me opozitën, të adresojmë pjesën më të mëdha të mandateve nëpërmjet votimit elektronik, kursejmë para, njerëz dhe del rezultati në kohë. Del brenda 1 ore rezultati në 5 qarqet më të mëdha të vendit që gati adresojnë 90 e ca deputetë në Republikën e Shqipërisë.
/tvklan.al