Qirinjtë dhe lulet kanë mbuluar vendin e ngjarjes ku një ditë më parë një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij disa metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Në një ditë mësimi aspak normale sot shokë, shoqe e mësues kanë nderuar kujtimin e tij. Bashkëmoshatarët e të miturit shprehen të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ngjarja ka tronditur jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit.
“Të prekur nga kjo ngjarje, prindërit kërkojnë kontrolle më të rrepta në shkolla për nxënësit të cilët mund të marrin me vete edhe armë të ftohta”,raporton gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.
Konflikti mes të rinjve që përfundoi në tragjedi la pas dhimbje dhe shumë pikëpyetje për sigurinë në shkolla.
Tv Klan