Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot hapet panairi kombëtar i librit “Tirana 2000”. Ky panair organizohet nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Në këtë panair, do të marrin pjesë mbi 60 shtëpi botuese, të librit shqip. Gjithashtu do të jenë pjesëmarrëse edhe 8 shtëpi botuese nga Maqedonia dhe 9 nga Kosova.

Ndërsa nga Shqipëria do të jenë prezent edhe emrat e shtëpive botuese, si “Toena”, “Onufri”, “Mësenjtorja”, “Dritëro”, “Afërdita”, etj. Në këtë panair lexuesi do të kenë jo vetëm mundësinë të njihen me botimet e reja, por edhe t’i blejnë ato me çmime më të favorshme. Ky panair do të qëndrojë i hapur për katër ditë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora