Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Eqerem Çabej, Ismail Kadare dhe Musine Kokalari shpallen “Qytetar Neri” të qytetit të Gjirokastrës. Në formën e një spekakli të organizuar nga bashkia e qytetit të Gjirokastrës është bërë edhe ndarja e këtyre titujve. Në këtë ceremoni feste merrnin pjesë sdudiues të gjuhës dhe letërsisë shqipe, pedagogë dhe miq e të ftuar.

Kryetari i bashkisë Syrja Asllani ka bërë një CV të shkurtër të tre studiuesve dhe figurave të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në mungesë të ardhjes së tij Ismail Kadare ka dërguar fjalën e tij përshëndetëse. Kadare ka vlerësuar qytetin e tij të lindjes Gjirokastrën si dhe gjuhëtarin Eqerem Çabej dhe shkrimtarene epersekutuar nga regjimi komunist Musine Kokalari. Ai është shprehur me një falenderim për bashkinë e Gjirokastrës për këtë titull të dhënë.

Ka qenë Jorgo Bulo që ka referuar për Eqerem Çabejin dhe vlerat e tij gjuhësore. Ndërkohë shtëpia botuese “Oufri” ka bërë një prezantim para të ftuarve për veprën e plotë të Ismail Kadaresë, ku janë prezantuar edhe disa nga shkrimet e Musine Kokalarit.

Gjithashtu dje para universitetit “Eqerem Çabeji” është përuruar edhe busti i Çabejit. Gjirokastra pritet që së shpejti të realizoj edhe disa projekte të tjera kulturorë që lidhen më traditën dhe qytetin./tvklan.al