Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Me sahat, por paguajnë afrofe. Kjo është çudia që mësohet nga abonentët dhe faturat e tyre.

Qytetari: “Fatura vjen gjithmonë afrofe dhe vjen gjithmonë 63200 lekë të vjetra”.

Gazetarja: Kjo shumë i përket afrofesë?

Qytetari: “Kjo shumë i përket afrofesë, jo konsumimit tim. Normalisht unë jam vetëm në familje dhe nuk kam pse të harxhojë kaq”.

Qytetarja: “Kur unë nuk e harxhojë korrentin dhe gjithë ky dimër që u bë, kisha frikë të ngrohesha njëçikë, se thosha më vjen shumë dhe nuk kam ta pagojë, se me 70 mijë leka jam”.

Qytetari: “Ajo faturiste që kemi ne nuk vjen asnjëherë. Ajo merr 5 mijë lekëshin dhe e mbyll me gjithë shkallën, unë që s’jap lekë, mua më vete 83 mijë lekë Shkurti dhe Marsi”.

Ankesat e qytetarëve për fatura të larta e të njëjta me të një muaji më parë, kanë një përgjigje, për KESH-in është shkelje e abuzimit të faturistëve dhe papërgjegjshmëria e atyre që nuk shkojnë në vend.

“Mund të jenë konsumatorë që kanë matësat jashtë kushteve teknike, ose nuk janë me matjen dhe mund t’u kenë vajtur fatura afrofe, të cilat ne i çojmë në bazë të një vendimi edhe nga ERE, ose janë disa veprime të papërgjegjshme, të disa prej punonjësve tanë, që konsumatorët janë faturuar afrofe. KESH-i ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme de ndaj të gjithë këtyre punonjësve të papërgjegjshëm ka marrë masa administrative me largime nga puna dhe iu ka vendosur edhe përball kallëzimeve ligjore”.

Historia e faturave të tilla do të përfundojë këtë vit, me plotësimin 100% me matësat të abonentëve. Përsa i përket institucioneve pa matësa, ata janë pagues të rregullt. Detyrimet e tyre shlyhen në bazë të një matje specifike nga korporata.

“Mund të kenë ngelur në gjithë territorin tonë, rreth 152 konsumator pa matje, por edhe në ato konsumatorë dhe institucione buxhetore që janë pa matje, fatura afrofe bëhet në bazë të disa rregullave dhe disa udhëzimeve që neve funksionojmë”.

Drejtoria e shpërndarjes nisur nga ankesat ka ngritur një grup pune, për të lexuar bokset e qytetarëve, e vlefta e vendosur pa të drejtë, ju kompensohet muajin e ardhshëm./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj