Lajme Arkiva 2004

Qytetarët e Përrenjasit kanë zhvilluar një protestë për shkak  të ndërprerje me orë të tëra të energjisë  elektrike.

Ata kërkojnë që brenda 15 Marsit të bëhet i mundur furnizimi pa ndërprerje  me energji për këtë zonë.

Në rast të kundërt do të bllokojnë rrugën nacionale që lidh korridorin e 8 si dhe bllokun e linjës hekurudhore të Rajcës.

Protestuesit bëjnë të  ditur se kanë paguar rregullisht faturat e KESH-it që prej vitit 1997 edhe pse Përrenjasi është ndër qytetet më të varfra të prefekturës./tvklan.al