Në qytetin e Pogradecit mbrëmjen e sotme janë zhvilluar homazhe për vdekjen e 42-vjeçarit Egli Progën.
Me lot në sy dhe duke ndezur qirinj në vendin ku humbi jetën 42-vjeçari ata kërkojnë që drejtësia të vendoset në vend. Mes qytetarëve të mbledhur prezentë ishin edhe familjarët e viktimës.
Në një prononcim për mediat me lot në sy babai i viktimës shprehet se kërkon që drejtësia të vihet në vend të dalë e vërteta.
“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dalë e vërteta.”
Ndërkaq pas krahëve të tij dëgjohen thirrjet e qytetarëve: “Poshtë krimineli“.






Kujtojmë se Egli Proga u godit nga 29-vjeçari, Denis Meçe pasditen e 10 Gushtit në lagjen nr.1 në Pogradec. Për ngjarjen në pranga u vunë fillimisht 4 persona, mes tyre autori dhe 3 dëshmitarë okularë. Këta të fundit u lanë në detyrim paraqitje nga gjykata ndërsa autori po qëndron në burg me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”./tvklan.al