Sigurimi i mbrojtjes sociale për çdo qytetar në vështirësi dhe garantimi i një jetese më të mire është pjesë e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2030.
Jona Dervishaliaj, Dr. e Politikave të Mbrojtjes Sociale, MSHMS: Nëpërmjet kësaj strategjie synohet që të avancohen reformat e ndërmara ngë qeveria shqiptare si dhe ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe të gërshetohen politikat dhe ndërhyrjet për personat në nevojë. Janë dy shtyllat madhore të kësaj strategjie që janë zbutja e varfërisë për çdo individ në nevojë dhe përmirësimi i jetesës për personat me aftësi të kufizuar përmes skemave financiare të përshtatura.
Risi e kësaj strategjie janë edhe shërbimet e specializuara në banesën e qytetarëve, e sidomos për ata me aftësi të kufizuara.
Jona Dervishaliaj, Dr. e Politikave të Mbrojtjes Sociale, MSHMS: Do të shtojmë shërbimet sociale të specializuara si dhe do të avancojmë me deinstitucionalizimin në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor dhe aktorë të tjerë. Shërbimet e specializuara do të mundësojnë për familjet në nevojë, pjesë e ndihmës ekonomike, apo edhe për ata familje që kanë pjesëtarë me aftësi të kufizuara që të mundësojnë që këto anëtarë të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin shërbime të specializuara për të cilat ato kanë nevojë.
Arsimi, edukimi dhe integrimi në tregun e punës mbetet në fokus të strategjisë së re.
Jona Dervishaliaj, Dr. e Politikave të Mbrojtjes Sociale, MSHMS: Duke pasur akses jo vetëm në skemën e ndihmës ekonomike, por edhe në mbështetje të tjera duke i orientuar ata drejt edukimit, arsimit, drejt skemave aktive të punësimit për familjarët, që janë familjarët e tyre që janë në moshë madhore punë do të kenë mundësinë që të kenë programe të dedikuara që të mund të integrohen në tregun e punës.
Strategjia e Mbrojtjes Sociale është ndërtuar në përputhje me Shtyllën Evropiane për të Drejtat Sociale, Kartën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.
Klan News