Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qyteti i Fierit vitet e fundit ka marrë një shtrirje duke u zgjeruar në zona të reja. Qindra hektarë të cilat ndodhen në periferi të këtij qyteti, parashikohen të mbushen ose janë mbushur me pallate dhe objekte të tjera publike. Kjo konfirmohet edhe nga zyra e urbanistikës së bashkisë së qytetit të Fierit, ku të gjitha këto ndërtime nuk janë bërë me një projekt nga kjo zyrë.

Me gjithë këtë ndërtimet vazhdojnë me intensitet në të dyja anët e rrugëve Fier-Patos. Një zonë tjetër me shtrirje është edhe ajo që ndodhet përballë stacionit hekurudhor të udhëtarëve. Numri i familjarëve që kanë lënë fshatrat e largëta të rrethit të Fierit, gjatë vitit të kaluar dhe në dy muajt e parë të këtij viti, arrin në 150./tvklan.al