21-vjeçari me iniciale K.Ç. nga Torovica ka ndërruar jetë pasi 13 ditë më parë ra aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

I riu ndodhej që prej datës 23 Mars në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit./tvklan.al