Pas përfundimit të festave, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, është shtuar ndjeshëm numri i emigrantëve, të cilët kërkojnë të kthehen në vendet e punës, në shtetin fqinj. Megjithëse është shtuar numri i sporteleve në të dyja anët e kufirit, radha e automjeteve, që presin të kalojnë, është rritur në maksimum, duke u bërë e padurueshme si pasojë e motit të keq dhe e punës së ngadaltë të organeve greke. Por nuk është radha e gjatë problemi i vetëm i emigrantëve. Ata mbartin dhe frikën e një kthimi mbrapsht nga policia greke, pavarsisht se nga Ministria e Jashtme Greke, afati i i fundit për kthimin është caktuar data 10 janar. Gjatë ditës së sotme kanë kaluar 8500 emigrantë, 920 autovetura dhe 35 auobusë, ndërkohë që rreshti i automjeteve qe presin të kalojnë kufirin ka arritur deri në 3 kilometra./tvklan.al