Edi Rama ka ripërsëritur akuzat e tij ndaj qeverisë për manipulim të procesit zgjedhor të 28 qershorit. Duke reaguar ndaj konferencës për shtyp të një dite më parë të kryeministrit Berisha, Rama foli sërish për atë që e quan maskaradë elektorale.

Edi Rama: “Trajtimi nga ana e kryeministrit të vendit, i lejeve të dhëna për këta vrasës, për këta trafikantë, për këta përdhunues si procedurë e zakonshme administrative që do të vazhdojë normalisht, është shprehja më shembullore e faktit se ky bashkëpunim ka qenë i qëllimshëm, se ky bashkëpunim ka qenë i strukturuar, se ky bashkëpunim ka qenë për qëllimin e vetëm të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit duke abuzuar skaj më skaj me shtetin dhe me ligjin.”

Duke folur dhe për bashkëpunimin Berisha-Meta, Rama ka deklaruar se nuk do t’ua bëjë të lehtë bashkëqeverisjen. Deri sa të zbardhen sipas tij shkeljet dhe manipulimet që iu bën rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka