Kandidatë, Celibashi, Rusmajli, Isaraj, Sollaku
Dita e sotme është dita e fundit për të gjithë të interesuarit për të aplikuar për të 3 nivelet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të riformatuar.
Orët e fundit kanë renditur në listen jo të shkurtër të kandidatëve dhe emra të njohur si ish-kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi apo ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Ilir Rusmajli. Emra të tjerë që kanë shprehur ambicien për të qenë pjesë e institucioni të ri që do të administroj proceset zgjedhore janë ish-kryetarja tjetër e KQZ, Lefteri Lleshi, ish-deputeti socialist, Arben Isaraj, ish-prokurori i Përgjithshëm Thedhori Sollaku, ish-minisitrja teknike e demokratëve për financat, Helga Vukaj por dhe ish-anëtari i KQZ, Bledar Skënderi.
Parlamenti votoi të enjten ngritjen e Komisionit të Posacëm që do të shqyrtojë kandidaturat si për kryekomisionioner, zëvendësin e tij, për anëtarët e Komsionit Rregullator si dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Në Kuvend këtë të premte ka dhënë dorëheqjen formalisht dhe kryetari në detyrë i KQZ, Klemenet Zguri mandati zyrtar i të cilit përfundonte në nëntor të këtij viti, por që u ndërpre pas hyrjes në fuqi të amendimeve në Kodin Zgjedhor. Zguri dhe 4 anëtarët e tjerë duhet të qëndrojnë në detyrë deri ditën kur formohet KQZ e riformatur por ai thotë se de fakto ka pushuar së funksionuar institucioni që ai drejton.
Tv Klan