Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kreu I Ps Edi Rama

Opozita i jep fund bojkotit, PS pritet të hyje në parlament pas takimit Ruçi-Topi – (16 Shkurt 2010)

Pas takimit që Presidenti i Republikës  Bamir Topi pati me Kreun  e Partisë Socialiste Edi Rama dhe Kreun e Asamblesë Kombëtare në këtë parti Gramoz Ruçin, duket se krizës politike po i vjen fundi. Pas takimit kreu i Asamblesë së PS-së Ruçi deklaroi se grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të hyjë në parlament në...

Shkurt 16, 2010

Bojkoti i opozitës, deputetët e PPE: PS të kthehet në Kuvend-(12 Shkurt 2010)

Parlamenti Evropian po ndjek me seriozitet ngërçin politik të krijuar në Shqipëri nga bojkoti i PS pas zgjedhjeve të përgjithshme të Qershorit 2009. Në një deklaratë për shtyp të bërë publike në faqen zyrtare të PE-së, zyrtar të lartë të këtij institucioni i bëjnë thirrje Partisë Socialiste të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe ti kthehet...

Shkurt 12, 2010

Eurodeputetja Doris Pack sqaron deklaratën e Roucek për Shqipërinë-(11 Shkurt 2010)

Zyra e eurodeputetes Doris Pack, përmes një komunikate për shtyp ka sqaruar se zëvendës presidenti i PE-së, Libor Roucek, i ka shprehur zonjës Pack keqardhje për keqinterpretimin e deklaratës së tij. Këtë sqarim zonja Pack e dha pas një komunikimi që pati paradite me zotin Roucek. Zyra e eurodeputetes sqaron se PE-ja ka dhënë një...

Shkurt 11, 2010

Rezoluta e KiE, Rama: Nuk heqim dorë nga bojkoti dhe protestat – (28 Janar 2010)

Ndonëse qëndrimi i ndërkombëtarëve ishte i prerë në projektrezolutën e miratuar nga Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Europës, ku i kërkohej opozitës t’i jepte fund bojkotit, kryetari i PS-së, Edi Rama në një konferencë për shtyp ka deklaruar se do të vijojë me bojkotin dhe protestat në rrugë. I palëkundur nga qëndrimi i tij...

Janar 28, 2010

Mazhoranca përshëndetet miratimin e projektrezolutës së KiE për Shqipërinë – (28 Janar 2010)

Mazhoranca ka përshëndetur njëzëri rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pak minuta pas miratimit të saj. Nga foltorja e Kuvendit, kryeparlamentarja Topalli ritheksoi qëndrimin e shprehur në rezolutën e përpiluar nga përfaqësuesit e grupit monitorues të KE-së, Jako Lakso dhe Devid Uilshire, ku i bëhet thirrje opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe të...

Janar 28, 2010

Bojkoti i PS, përfaqësuesi i PPE Farina: Rama po krijon tensione artificiale – (28 Janar 2010)

Bojkoti është çështja kryesore që është diskutuar dhe në gjirin e sesionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së. Shumica dërrmuese e kësaj organizate dënon bojkotin e socialistëve shqiptarë. Renato Farina, përfaqësuesi i grupit të Partisë Popullore Evropiane, i cili prezanton qëndrimin e grupit për Shqipërinë , është shprehur për Tv Klan, se tensioni i krijuar nga opozita...

Janar 28, 2010

Socialistët europianë dënojnë bojkotin parlamentar të socialistëve shqiptarë – (27 Janar 2010)

Socialistët evropianë dënojnë bojkotin parlamentar të socialistëve shqiptarë. Në një takim të zhvilluar në Strasburg me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë mes të cilëve dhe deputetja Arta Dade, grupi parlamentar socialistët i Asamblesë së Këshillit të Europës, e ka cilësuar të pakuptimtë qëndrimin e Edi Ramës i cili ndërkohë që njeh rezultatin e zgjedhjeve...

Janar 27, 2010

Marrëveshja për kufirin detar me Greqinë, Meta: Respektojmë Kushtuesen – (27 Janar 2010)

Zëvendëskryeministri, njëherazi dhe ministër i jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar se qeveria do të respektojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Shefi i diplomacisë në një prononcim për mediat tha, se ndonëse dikasteri i drejtuar prej tij nuk është njohur ende me argumentet e...

Janar 27, 2010

Projektrezoluta e KE për bojkotin e opozitës në Shqipëri – (19 Janar 2010)

Bojkoti parlamentar i PS dëmton jo vetëm popullin shqiptar, por edhe vetë aspiratat e vendit për integrimin evropian. Kjo është kryefjala e projektrezolutës së grupit monitorues të Këshillit të Europës për angazhimet dhe detyrimet demokratike të vendeve anëtare. Në projektrezolutën e përpiluar nga zoti Jaakko Laakso dhe David Wilshire, i bëhet thirrje qeverisë që të...

Janar 19, 2010

Kreu i PS Rama fton qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë – (18 Janar 2010)

Edi Rama: “Unë jam këtu sot për të përsëritur se kërkojmë drejtësi për atë që ndodhi në Shkodër dhe për atë që për shkak të kësaj fatkeqësie të radhës po i ndodh përsëri shqiptarëve që si një popull i tërë duhet të paguaj për keqqeverisje. Dua ta ritheksoj se ajo që ndodhi me Shkodrën, për...

Janar 18, 2010