Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili prezantoi këtë të martë planin e PD për menaxhimin e pandëmisë. Në fjalën e tij Rama tha se Basha është një shalqi me provë dhe propozimi i bërë sot është një mungesë serioziteti.

Më tej kreu i qeverisë u shpreh se qeveria e tij nuk është në garë me opozitën, por është në betejë me veten dhe me kohën.

“Së pari për atë që që ju e quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë, domthënë i pangrënshëm. Nuk është i ardhur nga hëna, por ka qenë në provë disa herë. Natyrisht tek shkuara në ekstrem me propozime që quhen platforma altentantive janë mungesë serioziteti. Larg qoftë që flama e kovidit ta kishte gjetur vendin me atë kandidatin, apo të kishte gjetur vendim me kapacitetet e spitaleve kur na besuan shqiptarët. Mjaftoni të kujtoni atë kohë dhe do kujtoni që nuk është një betejë mes nesh dhe atyre, mes meje dhe atij shalqiut për me provë. Ne e kemi betejë me veten, ne kemi shumë për të bërë dhe jemi në betejë me kohën”, tha ndër të tjera Rama.

Më herët kreu i opozitës, Lulzim Basha,  prezantoi planin e manaxhimit të pandemisë dhe i bëri thirrje qeverisë që të zbatonte propozimet e tij./tvklan.al

Basha prezanton planin e PD për përballimin e pandemisë