“Problem pensionistët që dalin nga shtëpia”

Të moshuarit që dalin në rrugë, edhe në oraret e lejuara, duhet të kenë kujdes të veçantë. Jo vetëm nga koronavirusi. Vetë Kryeministri Edi Rama doli në rrugë për t’i tërhequr vërejtje se nuk duhet për asnjë arsye ta kalojnë pragun e shtëpisë. Në krah të tij, këtë të mërkurë ishte edhe shefi i policisë, Ardi Veliu.

I vetëdijshëm se nuk do t’i shpëtonte syrit të qytetarëve detaji që ishte pa maska dhe doreza, Kryeministri e dha paraprakisht përgjigjen se pse nuk ka qenë i pajisur me to, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Për ta bërë më të qartë angazhimin, Rama u shfaq në orët e mbrëmjes duke telefonuar personalisht qytetarët që kërkonin ndihmë nga platforma “shqiperiaqe duam.al”.

Gjatë bisedës me qytetarët në telefon, Rama përsëriti shpesh këshillat për distancimin mes qytetarëve apo kujdesin e veçantë për të moshuarit që janë në rrezik nga koronavirusi.

Tv Klan