Një orë fjalim para Grupit Parlamentar, Edi Rama ia kushtoi Komisionit Antikorrupsion, duke iu shpjeguar deputetëve rëndësinë e kësaj nisme.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Arsye të mëdha për psenë e ngritjes së Komisionit të Posaçëm parlamentar dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash të cilat nuk lidhen vetëm dhe drejtpërdrejt me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura.
Si një komision i certifikuar nga BE, Edi Rama tha se puna do t’i shërbejë një qëllimi të vetëm, integrimit europian.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Përgatitja për anëtarësimin e shtetit në këtë rast të Shqipërisë lë Bashkimin Europian të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme.
Kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet se ky komision synon të kontrollojë institucionet e drejtësisë, për të cilët pati dhe një mesazh.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Shqipëria ka një administratë publike që ka një pjesë të bardhë të rëndësishme ka edhe një pjesë të zezë të cilën fatmirësisht sot shumë më shumë herë se dje arrihet të merret drejtësia dhe përfitoj nga rasti t’i inkurajoj dhe t’i falenderoj të bëjnë gjithçka që munden, që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë, që është një turp.
Këto shpjegime sipas kryeministrit, u shërbejnë atyre që janë përfshirë nga teoria e konspiracioneve.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Shqipëria e ka pasur Bashkimin Europian afër prej 30 vitesh, por nuk ka pasur këtej nga ana tjetër forcën e nevojshme dhe dijen, aftësinë dhe eksperiencën e nevojshme për të qenë kundërpalë, sot e ka, është kjo forca këtu.
Gjithsesi, ua beri të qartë se edhe pa prezencën e opozitës puna e këtij komisioni do të vijojë.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Me ata ose pa ata ne këtë punë do ta bëjmë sepse Shqipëria nuk mund të presë që ne të merremi vesh me ata.
Sipas kryeministrit, PS është e vetmja forcë politikë që mund ta realizojë këtë proces, për këtë arsye kërkoi angazhimin si një skuadër në arritjen e qëllimit të përbashkët.
Klan News