Kapitali njerëzor është pjesa më e painvestuar në vend, ndaj trajnimi tatimorëve dhe doganierëve është një mundësi jetike për të dalë nga analfabetizmi fiskal, me qëllim ecjen përpara të vendit. Kështu u shpreh kryeminsitri Rama gjatë një takimi më punonjës të administratrës tatimore e doganore, të cilët duke nisur nga prilli do të përfshihen në një proces tre mujor trajnimi të ndërmarrë nga qeveria, në bashkëpunim me ekspertë të agjencisë Crown Agents”.
Për gjëndjen në të cilën ndodhet sot sistemi tatimor e doganor, Kryeministri Rama fajësoi qeverinë e shkuar, për të cilën thotë se shpenzoi para vetëm në imnfrastrukturë.
Kryeministri Rama tha se përmes këtij trajnimi synohet që të gjithë inspektorët të jenë garant i njohjes e zbatimit të ligjit, si dhe sigurisë mes sipërmarrësve e shtetit.