Përplasje mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës që në mbledhjen e parë
Kuvendi nisi këtë të hënë punën hetimore për Koncesionet në Shëndetësi, në bazë të kërkesës së PD.
Me në krye Albana Vokshin, komisioni hetimor përcaktoi fokusin e hetimit parlamentar, që do të jetë për dy cështje që po hetohen edhe në SPAK, sterilizimi dhe check up-i.
Ndonëse një komision që erdhi si produkt paqeje mes palëve, mbledhja e parë nisi me debate.
PD akuzoi nënkryetarin e socialistëve Plarent Ndreca se në shqyrtimin e çështjeve, ka konflikt interesi.
Kjo akuzë, ashpërsoi debatin në komision. Kryetarja Albana Vokshi, bëri publike edhe listën e dëshmitarëve që priten të thirren në komision.
Një listë me 16 anëtarë, duke nisur nga kryeministri Rama, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili është dhe në hetim nga SPAK, ish-ministra të tjerë të Shëndetësisë, dy ish-ministra të Financave si dhe drejtuesit e qendrave spitalore që kanë qenë në detyrë që nga nisja e zbatimit të dy koncesioneve.
Mbledhja e radhës do të jetë në datë 27.
Klan News