“Fitorja na duhet për të garantuar reformat”
Pas Elbasanit, kryesocialisti Edi Rama ishte në Balldre të Lezhë, aty ku ndoqi nga afër anëtarësimet e reja si pjesë e procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij ai u shpreh i bindur në fitoren e një mandati të katërt qeverisës nga ana e socialistëve, kjo sipas tij edhe si një domosdoshmëri për garantimin e reformave që janë ndërmarë deri më tani.
Duke u ndalur tek procesi i rienergjizimit të PS-së, ai nënvizoi se vetëpërmirësimi i forcës që ai drejton mbetet një detyrim në kushtet kur nuk ka konkurrencë politike nga ana e opozitës.
Rama shpërndau në mënyre simbolike dhe disa karta anëtarësimi dhe kërkoi nga forumet e kësaj dege që të provojnë çdo ditë që Partia Socialiste është e hapur për të gjithë.
Tv Klan