“Nuk ka tendera sekretë, deklaratat të pavërteta”
Pas afro 2 javësh akuza të përditshme, kryeministri këtë fundjavë zgjodhi t’i përgjigjej demokratëve për tenderat për blerjen e pajisjeve mjekësore gjatë periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Por në vend të fjalëve Rama ka ironizuar duke përdorur vetëm pasthirrma.
Kryeministri ka publikuar vendimin për procedurat e ndryshuar për zhvillimin e tenderave gjatë kësaj periudhe dhe rrëzon akuzën se po zhvillohen tendera sekretë.
Hedh poshtë dhe akuzat për blerjen e maskave, veshjeve dhe respiratorëve me çmime të 2, 3 apo 4-fishuara dhe për këtë përdor dokumentet zyrtare.
Ironizon deklaratat e kreut të opozitës se nuk janë ndihmuar me paga të prekurit nga masat antiCovid, dhe publikon shifrat dhe emrat e atyre që ju është derdhur në llogari pagesa.
Tv Klan