Kryeministri Rama ka inspektuar transformimin urban të qytetit të Lezhës që është shtrirë në shumë lagje. I shoqëruar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe drejtuesi politik i qarkut, ministri Ulsi Manja panë nga afër urën e re mbi lumin Drin që do të ndihmojë në lëvizjen e mjeteve, por edhe të qytetarëve.
Kjo urë e re do të lehtësojë edhe trafikun gjatë sezonit turistik të verës. Më pas kryeministri Rama pa nga afër dhe parkun e ri, një tjetër investim që i është shtuar këtij qyteti.
Në Lezhë kryeministri u prit edhe nga qytetarë të shumtë, të cilët e falenderuan për investimet e bëra, mes tyre dhe një shtetase e huaj.
Klan News