Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ndërtimet pa lejë në bllokun e pallateve përpara ish-uzinës Enver, janë shembur nga fadromat e Bashkisë së Tiranës. Kryetari Edi Rama premton, se ambientet e liruara së shpejti do të marrin një pamje të re, falë investimeve që do të bëhen në këto vende.
Edi Rama: “Edhe këtu, po përgatisim njëkohësisht një projekt të integruar, ku do të investojmë për gjithë infrastrukturën nga kanalizimet dhe rrugët e brendshme deri tek këndet për më të moshuarit dhe për fëmijët, kurse burrat ose mesoburrat le të shkojnë në punë se boll kanë pushu”.
Aksioni i bashkisë për lirimin e ambienteve publike vazhdon prej 5 muajsh në kryeqytet./tvklan.al
Gazetare: Danjela Kostandini