Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sonte në mbrëmjen do të japë një intervistë për emisionin Report të Rai 3 për pretendimet mbi marrëveshjen e arritur me qeverinë Meloni për pritjen e refugjatëve në Shëngjin të Lezhës.
“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzjeu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politik italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tre mijë emigrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cenuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje. Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ai thekson se kanë rënë dakord që përveç copave të intervistës që do të shfrytëzojë emisioni, intervista e plotë dhe pa censuruar do të transmentohet në rrjetet sociale te emisionit Report dhe në faqen zyrtare të kryeministrit.
Tv Klan