Në një takim me kandidatët e PS për qarkun e Tiranës, kreu i qeverisë Edi Rama theksoi edhe njëherë synimin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rama tha se BE nuk është vetëm një çështje lirish apo drejtash, por është një çështje ekonomike dhe rritje e mirëqënies që do ndikojë drejtëpërdrejtë te Shqipëria.

“Në këto zgjedhje vlen llogaria e shqiptarëve me historinë, me të shkuarën dhe me të ardhmen. E ardhmja si asnjëherë më parë është e materializuar në këto zgjedhje me një votë sepse na duhet një vit e gjysëm për t’i vënë të gjitha gjërat në vijë dhe të vijë 2027 për të përmbyllur gjithçka dhe pastaj vetëm parlamentët e vendeve të tjera që do të jenë ngjarje emocionale, historike me vete. 27 ngjarje, ku çdo parlament do të votojë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE dhe të do të çohet në këmbë do të duartrokasë Shqipërinë. kjo është kaq konkrete saqë e bën politikën shumë konkrete. Të gjitha janë të rëndësishme, kanalizimet janë të rëndësishme, rrugët janë të rëndësishme, spitalet janë të rëndësishme, pagat janë shumë të rëndësishme, por përtej të gjitha këtyre dhe e lidhur drejtëpërdrejt me të gjitha këto qëndron ky moment. Mandati më i fortë deri më për PS, për këtë forcë qeverisëse që 2030 ta gjejë Shqipërinë brenda BE. Dhe BE ndër tjera është edhe ana tjetër e medaljes, nuk është vetëm çështje lirish dhe të drejtash. Është një çështje e lidhur drejtëpërdrejtë me ekonominë dhe rritjen e mirëqenies”, tha Rama.   

Kreu i qeverisë tha se me anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të përfitojmë çdo vit 300 milionë Euro vetëm për bujqësinë.

“Të gjithë problematikat e brendshme të BE-së që ne do të donim t’i kishim në vend se të kishim problematikat që kemi treguar dhe me të cilat mezi po ndahemi. Të gjithë iu duhet thënë që BE është një vlerë e shtuar financiare për Shqipërinë që ne në 10 vjet kemi marrë nga BE mbështetje pak më shumë se 1 miliardë Euro. Duke hyrë në BE çdo vit do të marrim më shumë se 1 miliardë Euro. Ne kemi marrë nga BE mbështetje për bujqësinë që është shumë më pak në total se 300 milionë Euro, ndërkohë që 300 milionë Euro do t’i marrim çdo vit vetëm për bujqësinë. Për të mos folur për rininë, për progamet e veçanta, për punësimin e rinisë, për teknologjinë e kështu me radhë sepse në BE hyn në një familje ku ka të rritur dhe të vegjël. Ku ka vende të mëdha dhe të zhvilluara dhe vende më të vogla dhe më pak të zhvilluara dhe aty janë të ndarë kategoritë, janë kontribuesit siç janë të rriturit në një familje dhe përfituesit siç janë më të vegjlit në një familje dhe ne do të hyjmë te kategoria e përfituesve. Pra ne do të marrim nga BE shumë më tepër se çdo të kontribuojmë për BE, ndërkohë që Franca dhe Gjermania pak seç kontribuojnë për BE”, tha Rama.

Rama e cilësoi këto zgjedhje si më historike që pas viteve ’91 dhe ’92 pasi sipas tij këto zgjedhje do ta çojë Shqipërinë në BE.

/tvklan.al