Në festën që organizoi me gratë, Rama paralajmëroi deputetët e tij me shumë mandate në vite, se do të jenë në listat e hapura më 11 Maj, ndërsa zonjat do të ndahen në dy pjesë, në listat e hapura dhe të mbyllura.
Rama këmbënguli tek ndëshkimi me burg i atyre që mundohen që të hanë të tjerët mbas shpine.
Kryeministri veçoi se gjëja më madhështore e koalicionit opozitar të Berishës janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.
Ai e listoi Shqipërinë si shtet pararojë nga rajoni, në procesin e anëtarësimit në BE. Socialistët premtojnë që në vitin 2030 pagat mesatare në sektorin publik dhe privat të jenë mbi 1000 euro.
Klan News