Përgjigja e Edi Ramës për çdo shtet që kërkon të përsërisin të njëjtën marrëveshje që Shqipëria bëri me Italinë për emigrantët e paligjshëm, është e njëjtë dhe mohuese. Kryeministri britanik javën e shkuar gjatë vizitës zyrtare në Romë tha se do të “studionte” marrëveshjen si pjesë e qasjes “pragmatike” të Mbretërisë së Bashkuar për të reduktuar emigracionin e parregullta.
Por Edi Rama në një intervistë për Euronews the se me Italinë është një përjashtim pasi ka privilegje ekskluzive në Shqipëri, çdo qeveri tjetër nuk mund të pres të arrijë të njëjtën marrëveshje.
“Qeveritë që kërkojnë të përsërisin marrëveshjen e arritur midis Italisë dhe Shqipërisë për të kontraktuar përpunimin e kërkesave për azil, nuk duhet të shikojnë nga Shqipëria për një partner”.
Sikurse ka deklaruar prej afro 1 viti tanimë pas firmosjes së marrëveshjes me Melonin, Rama përsërit se ky nuk është kthimi i një borxhi për Italinë, e cila po mbështet pa kushte integrimin e Shqipërisë.
“Ne vendosëm ta bëjmë këtë bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë. Sigurisht që është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”.
Sipas marrëveshjes pesëvjeçare të arritur mes Tiranës dhe Romës nëntorin e kaluar, emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane do të transferohen në qendrat e pritjes pranë portit shqiptar të Shëngjinit, ku kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare do të përpunohen me shpejtësi nga personeli italian dhe më pas do të vendosen në qendrën e azilkërkuese të Gjadrit me një kapacitet deri 3 mijë persona.
Tv Klan