Kryeministri Edi Rama vijon komunikimet në distancë përmes mediave dhe rrjeteve sociale me gratë naftëtare të Ballshit, të cilat janë futur në grevë urie prej 2 javësh.

Gratë naftëtare janë shprehur të gatshme që Kryeministri të caktojë datën dhe orën e takimit, por Rama refuzon bisedime pa u mbyllur greva.

Në një reagim të fundit në Twitter, Kryeministri shkruan se Qeveria e tij nuk negocion me presione dhe ultimatume. Ai ka bërë sërish thirrje që të dalin nga greva dhe do të jetë vetë ai që do të shkojë në takim.

Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al