Kryeministri Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga pazari i Gjirokastrës, që është një nga atraksionet turistike më të pëlqyera nga turistët e huaj dhe jo vetëm.

“Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur, që gdhihen çdo ditë plot me vizitorë nga e gjithë bota”, shkruan Rama në postimin në Facebook.

Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar, pasi të gjithë turistët e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Fluksi gjithnjë e në rritje i turistëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO po angazhon edhe shumë strukturat lokale për të pasuruar guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Klan News