Edi Rama ka bërë të ditur se të shtunën do të lejohen të qëndrojnë hapur ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Kreu i qeverisë ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të lejohet të dalin pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç.
Të moshuarit do të lejohet të dalin deri në orën 10:00, ndërsa pjesa tjetër nga ora 11:00 deri në 17:30. Kreu i qeverisë ka njoftuar se përveç këtyre kategorive askush tjetër nuk duhet të dalën brenda kësaj fashe orare.
Ndërkohë të dielën të gjitha bizneset do të mbyllen. Gjatë fundjavës do të ndalohet qarkullimi i mjeteve private.
“Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej”, thotë kryeministri Rama, i cili shton se ministrja Manastiruliu do të informojë pasditen e sotme planin e mëtejshëm të hapjes deri në 18 Maj./tvklan.al