Erla Mëhilli: “Sot kryetari i PS-së Edi Rama gjeti më në fund forcën dhe kurajon për të dalë nga sindromi i mohimit dhe për të përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si akti më madhor në historinë e këtij kombi pas pavarësisë së tij. PD e përshëndet këtë qëndrim si një qëndrim konstruktiv në të cilin ekziston dhe vlerësimi i kontributit të qeverive socialiste në këtë proces, gjë të cilën Edi Rama deri sot me fanatizëm të pa pranueshëm është përpjekur ta mohojë.”/tvklan.al