“Një pjesë do t’ia dhurojmë Kosovës për mjekët”
2021 ka nisur me doza optimizmi për Shqipërinë. Në orët e fundit të 2020 është finalizuar marrëveshja me kompaninë Pfizer për blerjen e 500 mijë dozave të vaksinën. Qeveria ka firmosur dhe aktin normativ për kushtet e këtij dokumenti. Kryeministri jep lajmin dhe zbulon dhe moton e zgjedhur për programin e vaksinimit, “Shqipëria buzëqesh”.
Kontrata parashikon që sasia e 500 mijë vaksinave të vijnë e ndara në disa faza. Dozat e para do të mbërrijnë në javën e 3 të Janarit kur do të nisë menjëherë dhe vaksinimi falas, fillimisht nga bluzat e bardha, policia dhe të moshurit e moshës 75 vjeç e sipër dhe më pas për gjithë popullatën.
Kryeministri nuk i kursen kritikat sërish për BE dhe procesin përjashtues që u ndoq për vendet e rajonit të Ballkanit për sigurimin e vaksinave, por përjashton dhe 2 vende të unionin, papërmenduar emra, që sipas tij kanë shprehur gadishmërin për t’i ofruar vendit tonë rreth 9000 doza.
Pas firmosjes së marrëveshjes Rama duket më bujar dhe deklaron se nuk do të lihet pa ndihmë dhe Kosova, të cilës do t’i vihen në dispozicion doza për mjekët e spitalit Covid të Prishtinës.
Politikën e lë për në fund në mesazhin e tij…
Tv Klan