Qeveria synon që bonusi që do të jepet për pensionistët në pranverë të jetë i përvitshëm. Në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, Agjencisë së mbikëqyrjes policore dhe Shërbimit Zjarrfikës, sot në pension, kreu i qeverisë u zotua dhe për rritjen e fondit të pensioneve dhe të pagave.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: Me një tjetër bonus që do të jepet në pranverë, dhe që ne duam të kthehet në një mundësi të vit përvitshme dhe aty ku rritet një pagë, ka një përfitim më shumë për pensionistët.
Një përgjigje pati edhe për premtimet e PD për rritje të pensioneve.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: Sot e gjithë ditën iu thonë ne do t’ua bëjmë pensionet 500 Euro, ne do t’ua bëjmë pensionet 1000 Euro, shesin qylyma fluturës si qylymat e Sudes edhe të Rrapushit.
Për punonjësit e Policisë premtoi rritje të pagave dhe kushteve.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: Ne po bëjmë çmos që ta rrisim prestigjin e Policisë së Shtetit, të risim mbështetjen për Policinë e Shtetit, të rrisim pagat, të përmirësojmë kushtet, të rrisim teknologjinë e kështu me radhë.
Bëri një krahasim të Policisë së Shtetit gjatë kohës kur qeveriste Partia Demokratike.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: Qysh nga viti 2014 dhe sot me reformën e bërë dhe me ndryshimin komplet të qasjes, janë trajtuar si të nënës, ndërkohë që më përpara janë trajtuar si të njerkës, ky është dallimi, shumë i dhimbshëm, po shumë i vërtetë.
Një falenderim për ish-punonjësit e policisë pati dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, teksa theksoi se që nga viti 2013, numri i vrasjeve në vendin tonë është ulur.
Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm: Në vitin 2013, numri i vrasjeve me dashje në vend ishte 107. Sot, ky numër është ulur 3 herë, duke sjellë Shqipërinë në nivelin mesatar europian për kriminalitetin.
Ministri i Brendshëm tha se Policia e Shtetit tashmë ka nisur aksion të madh kundër kriminalitetit ekonomik për të siguruar më shumë të ardhura për pensionet.
Klan News