Kreu i selisë rozë Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim me studentë të qytetit të Durrësit. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kryetari i Partisë Socialiste u ndal në programin e kësaj force politike, duke shprehur se pas zgjedhjeve të 28 qershorit të rinjtë shqiptarë do të mund të kenë më shumë mundësi për të ardhmen e tyre.

Edi Rama: “Sot është momenti që ju të përfshiheni dhe sot është momenti që ju t’i jepni politikës përmasën e zemrës suaj, e cila rreh sepse shpreson, e cila rreh sepse ëndërron, e cila rreh sepse ju jetoni në një realitet ku me patjetër kërkoni ndryshimin për veten tuaj, për familjen tuaj, për shkollën tuja, qytetin tuaj dhe vendin tonë .”

Sipas Ramës politika e koalicionit të majtë do të jetë ajo që do të sjellë ndryshimin tek shqiptarët./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi