“Strategjia e rinisë, një pjesë e kërkesave trajtohen në buxhetin 2022”
Kryeministri Edi Rama ka vijuar në Kamëz turin e tij të takimeve për konsultimin e strategjisë së rinisë për periudhën 2022-2029. Ai tha se qëllimi i këtyre takimeve është që kjo strategji të jetë e përshtatur plotësisht me ambiciet dhe kërkesat e nxënësve.
Ai tha se një pjesë e kërkesave të sugjeruara deri më tani nga të rinjtë gjatë takimeve të zhvilluara janë parashikuar të trajtohen që me buxhetin e ardhshëm.
Kryeministri Edi Rama shtoi se një vëmendje të veçantë në investimet e qeverisë do ketë edhe arsimi i informatikës, për t’i përshtatur të rinjtë me kërkesat e tregut të punës.
Tv Klan