Kryeministri: Paketë të re për ata që investojnë në agroturizëm
Në episodin e radhës të Podcastit FLASIM, të titulluar “Zogj të Shqipërisë turistike”, Kryeministri Edi Rama kishte ftuar një grup të rinjsh që shërbejnë në pikat agroturistike më të frekuentuara në vend.
“Janë 5 nga shumë protagonistë te transformimit të Shqipërisë turistike nga një vend i bukur për ne, në një vend të bukur dhe tërheqës për gjithmonë dhe më shumë vizitorë.”
Para tyre, kreu i qeverisë njoftoi nismën e re të qeverisë për të ulur tatimfitimin për punonjësit me pagat më të larta dhe garantoi se nuk do të ketë rritje taksash për këtë sektor.
“Nga qershori do ta materializojmë për ta ulur tatimfitimin e të ardhurave për ata që i kanë pagat më të larta si punonjës, por një arsye është që nuk mund t’i vëmë ne më shumë taksa njerëzve nëse nuk ju japim shërbim më të mirë.”
Gjithashtu një skemë të re mbështetëse për ata që investojnë në agroturizëm.
“Tani po përgatisim një paketë të re për të gjithë ata që investojnë apo kthëehen për të investuar në agroturizëm. Do të bëjmë një paketë të re që do të jetë akoma e lehtë se kjo sepse agroturizmi është fantastik.”
Kreu i qeverisë foli edhe për investimin në Sazan nga një grup i njohur ndërkombëtar i kryesuar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Ai të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona si reklamë sepse nuk je ti që çon një reklamë si bëhej dikur reklama Shqipëria, Shqipëria kot duke harxhuar Lekë. Ka njerëz të cilët thonë ‘o Shqipëria, prit se po shkon ky, po shkon ai’. Kjo është gjëja që ne na sjell…
Kryeministri e vlerësoi si reklamë të mirë për vendin shprehjen e interesit nga grupi i kryesuar nga Kushner.
Klan News