Episodin e 7-të të Sezonit 3, të PodKastit FLASIM të zhvilluar më 8 Mars Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “Zonja nga Qyteti dhe Çika e Alpeve” duke iu referuar të fturave të tij aktores korçare Zamira Kita dhe sipërmarrëses nga Thethi, Aida Gjeçaj.

“Në një farë mënyre ju jeni Zonja nga Qyteti dhe Çika e Alpeve, siç të kanë pagëzuar edhe miqtë e tu, nënë e tre fëmijëve. Besoj kaq mjafton për të kuptuar se jeta nuk ka qenë fort e lehtë, por po ashtu ke arritur t’i marrësh shumë satisfaksione mesa duket.”

Sipërmarrësja Gjeçaj tha se fondacionit “Rozafa” i vumë emrin e një gruaje që sakrifikon për familjen.

“Fondacioni “Rozafa” qëkur i vumë emrin menduam që t’i vendosnim një emër gruaje që gjithashtu sakrifikon për familjen. Ne identifikuam 13 qendra artizanati grash që nga Vlora deri në Shkodër dhe qëllimi ishte të fuqizonim gruan nëpërmjet fuqizimit ekonomik, në mënyrë të tillë që nëse ata sillnin të ardhura në familje, edhe e drejta e tyre e fjalës të rritej dhe kontributi dhe mëmësia. Mund të mbanin familjen, por të kishin edhe të drejtë fjale.”

Ndërsa aktorja Zamira Kita u shpreh se, “duket sikur arti, kultura, janë gjëra më të thjeshta, mund t’i kapësh më thjeshtë, mund të bësh emër, të bësh karrierë, në fakt nuk është kështu”.

“Duket sikur arti kultura janë gjëra më të thjeshta, mund t’i kapësh më thjeshtë, mund të bësh emër, të bësh karrierë, në fakt nuk është kështu. Unë sot ndihem shumë mirë që jam këtu, që kam mundësinë të them disa gjëra për veten dhe të jem si të thuash një shembull për ato gra që duan të bëjnë diçka për jetë, por nuk e kanë edhe aq të thjeshtë sepse sot më duket sikur i kam gjërat më të thjeshta për t’i bërë.”

Kryeministri u shpreh se gratë dhe vajzat shqiptare në mënyrë të përditshme përballen me sfidat dhe japin shembuj të panumërt të faktit të thjeshtë se gratë shqiptare meritojnë më shumë.

Klan News