Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka folur për gazetarët lidhur me shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit. Rama, tha se kohët e fundit mes kreut të qeverisë dhe ministrit ka pasur mosmarrëveshje.
Luan Rama :
Është e vërtet që në raportet e bashkëpunimit mes ministrit dhe kryeministrit ka ekzistuar një problematikë e cila është agravuar më tej. Kishim dy alternativa ose të shkarkonim kryeministrin ose ministrin. Pranuam zgjedhjen e kryeministrit, pasi LSI është e vendosur për të bashkëpunuar dhe për mirëqeverisje .
LSI do të vazhdojë të kontribuojë me shumë seriozitet për të normalizuar dhe raporte të kësaj natyre.
Kritika është një forcë zhvillimi, e rëndësishme që qeverisja të shkojë më tej./
tvklan.al