Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Departamenti i Shtetit Amerikan publikon raportin zyrtar mbi vëzhgimin e rendit dhe të sigurisë në Shqipëri gjatë vitit ’99. Sipas tij gjatë këtij viti qeveria vendosi ligjin në mjaft zona të vendit ku nuk kishte kontroll, por vendosja totale e tij kërkon ende kohë. Zyrtarët shqiptar të ministrisë së Rendit shprehen për shifra përmirësuese.

Statistikat e raportit amerikanë tregojnë se në të gjithë vendin janë bërë 432 vrasje ku vetëm Tirana numëron 62 brenda një viti. Vetë ministra e Rendit ka shkatërruar 32 banda kriminale, por edhe masa të tjera radhët e vetë policisë. Madje vetë ministri i Rendit Poçi ka marrë falenderime nga sekretarja e shtetit Ollbrajt.

Sipas statistikave e ministrisë ’99 ka shënuar rritje të krimit 20% në krahasim një vit më parë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti