Iva Zajmi: “Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar ditën e premte në datën 6 shkurt në kongresin amerikan në raportin e ndërmjetëm vjetor për situatën e trafikimit të qenieve njerëzore në botë. Citojmë nga raporti, qeveria e Shqipërisë ka bërë progres të dukshëm në përpjekjet e saj për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore qysh prej daljes së raportit të vitit 2008. Veçanërisht ajo ka demonstruar përmirësime rrënjësore në identifikimin e viktimave të trafikimit, qeveria shqiptare gjithashtu ka rritur numrin e ndjekjeve penale dhe hetimeve. Masat e dënimit të dhëna ndaj trafikantëve kanë qenë të duhura dhe të rrepta.”/tvklan.al