Lajme Arkiva 2003

Raporti i dytë i ODIHR-it në lidhje me ecurinë e fushatës vëre se dështimi i arritjes së konsensusit për përbërjen e KQZ-së, ka sjellë kundërshtimin e fuqishëm të opozitës për vendimin e njëanshëm të qeverisë për të rritur numrin e oficerëve të policisë që do të jenë në shërbim ditën e zgjedhjeve.

Sipas këtij raporti KQZV-të në përgjithësi kanë qenë pasive dhe shfaqur mungesë dëshire për marrjen e vendimeve. Anëtarët e KQZV-ve në shkallë të gjerë kanë mosnjohje të Kodit të Ri Zgjedhor.

Lëvrimi me vonesë i fondeve nga qeveria për partitë politike për zhvillimin e fushatës sipas raportit ka sjellë disavantazh për partitë e opozitës.

Në raport thuhet se janë paraqitur ankesa për përdorim të fondeve publike nga kandidatët  që drejtojnë institucione.

Sipas raportit në fjalë fushata deri më tani është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt pa retorikën e nxehtë të kohëve të shkuara.

Media në përgjithësi ka përcjellë në mënyrë të baraspeshuar fushatën. Sipas ambasadorit Barry, ODHIR do të monitorojë në mënyrë të veçantë zonat që kanë pasur probleme në zgjedhjet e shkuara si Durrësi Elbasani dhe Himara./tvklan.al