Kryetari i opozitës Lulzim Basha pas publikimit të raportit për demokracinë nga Freedom House. Basha thotë se shqiptarët jetojnë në një vend me probleme të mëdha për demokracinë.
Sipas kreut të selisë blu, sa më gjatë të qëndrojë qeveria e kryeministrit Rama, aq më e vështirë bëhet jetesa për njerëzit.
“Sipas Freedom House Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim”, thotë Basha.
Sipas raportit të Freedom House ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67./tvklan.al