Rritet në mënyrë të ndjeshme numri i vetëvrasjeve në vendin tonë. Përfaqësues të ministrisë së Brendshme kanë dhënë shifra alarmante për sa i përket këtij fenomeni. Në ditën botërore për parandalimin e vetëvrasjeve, janë publikuar statistikat të cilat tregojnë se vetëvrasjet janë më të shumta në numër se vrasjet, ndërsa mosha më e prirur për të kryer aktin e vetëflijimit janë 16 deri në 26 vjeç.
Artan Kurti: “Nga viti 2000 dhe deri në satën 1 shtator, 31 gusht diferenca mes vrasjeve dhe vetëvrasjeve është 235, më shumë ka 235 vetë të vetëvrarë. Në moshën 10 deri në 15 vjeç, nga 2004 e këtej janë 29 vetë të vetëvrarë. Ka një numër të madh të tyre në grupmoshën 16 deri në 25 vjeç, janë 172 vetë dhe 26-35 janë 170.”
Në vitet e fundit është shtuar edhe numri i vetëvrasjeve nga moshat e thyera, sipas ekspertëve një nga shkaqet është braktisja e tyre nga fëmijët. Forma më e shpeshtë e vetëvrasjeve është vetvarja dhe vetë helmimi, ekspertët ngrenë si një shqetësim mjaft të madh shitjen e helmeve të ndryshme në rrugë. Ndërkaq nga specialistët e institutit të shëndetit publik është botuar dhe një guitë për gazetarët, mbi mënyrën se si duhet të raportohen rastet e vetëvrasjeve./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami