Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Xhejms Xhefri (James Jeffrey) ka bërë sot përpara përfaqësueseve të fesë, politikës dhe mediave shqiptare një prezanntim të raportit për Shqiprinë për vitin dy mijë e tre. Sipas ktij raporti të departamentit, të departamentit të shtetit amerikan, vendi ynë gjatë viti dy mijë e tre ka shënuar një sërë arrtijesh pozitive, por dhe mjaft probleme të cilat vazhdojnë të ekzistojnë në shoqërin shqiptare. Arrtijet pozitive kryesore mund të quhen zgjedhjet e tetorit të cilat u gjykuan të ishin një përmrisim në krahahsim me zgjedhjet e mëparshme ku ka patur kryesisht probleme të karakterit teknik të cilat duhet të rregullohen në të ardhmen. Xhefri (Jeffrey)ka përmëndur punën e zyrës së Avokatit të Popullit, tolerancën fetare si dhe lëvizjen e lirë të njerzve, lirinë e grumbullimit paqsor dhe grupimeve. Ai ka tërhequr vëmëndjen mbi bashkpunimin e qeverisë dhe opozitës duke thënë se të drejtat e njeriut në Shqipri mund të ndërtohen vetëm mbi repsektimin e ligjeve dhe institucioneve demokratike.
James Jeffrey: “Është detyrë e qeverisë dhe opozitës në çdo vënd, përfshirë dhe vëndin tim edhe Shqipërinë të mbështesë institucionet edhe kur këto institucione nuk janë ose duket sikur nuk janë perfekte dhe institucionet në Shqipëri, si në shumë vënde të tjera nuk janë perfekte. Kështu, në qoftë se një opozitë e deklaron një qeveri të paligjshme dhe përdor metoda jo parlamentare për ta rrëzuar atë atëherë çfarë do të ndodhë kur kjo opozitë të marrë pushtetin, do të përsëritet sërish e njëjta gjë prapë dhe prapë sa herë që të ndërrohen vëndet në pushtet.”
Ky raport ka përmbledhur edhe një sërë problemesh të mëdha të cilat kanë qënë dhe vazhdojnë të mbeten një cënim për integrimin e Shqipërisë. Ndër kto probleme janë: trafikimi i qënieve njerëzore, problememt e minoriteteve kryesisht pakicat rome dhe egjiptiane, krimi, korrupsioni apo ndërhyrja politike në media. /tvklan.al