Shqipëria është një nga vendet me numrin më të madh të fëmijëve që trafikohen në rrugët e Europës. Sipas raportit më të fundit të Organizatës Ndërkombëtarë Joqeveritare “Terre des Hommes”, më tepër së 7000 fëmijë shqiptarë trafikohen në Itali dhe Greqi. Po sipas këtij raporti, qytetet kryesore, nga ku merren këta fëmijë për t’u hedhur më pas nëpër rrugët e kontinentit të vjetër janë: Tirana, Elbasani, Pogradeci dhe Korça. Punët, që minorenët shqiptarë të trafikuar bëjnë, janë të ndryshme, që nga larja e xhamave të makinave, shitja e cigareve apo edhe lypja, para, që më pas shkojnë në duart e tutorëve. Në raportin e saj, “Terre des Hommes”, organziatat, që trafikojnë fëmijët, i ndan në dy grupe: trafikantët e vegjël ,ata që shfrytëzojnë me qëllim përfitimi dy deri në 10 fëmijë dhe në grupin tjetër klasifikon të fuqishmit apo rrjetet e mëdha kriminale. Këta të fundit, përveç trafikimit të minorenëve, kanë edhe aktivitetet të tjera si, trafikun e drogës apo mishit të bardhë. Shkaqët e kësaj plage, që ka përfshirë vendin tonë, janë nga më të ndryshmet, por në pjesën më të madhe është varfëria dhe injoranca e prindërve të këtyre fëmijëve. Pikerisht këto të dyja u bënë shkak që një familje nga fshati Shënavlash, i rrethit të Durrësit, t’i shiste fëmijën një çifti italian në këmbim të një televizori me ngjyra , ngjarje kjo që bëri bujë edhe në mjaft televizione të huaja. Por, më e keqja është se ky fenomen i shëmtuar, vjen në rritje dhe askush nga shteti shqiptar nuk po ngre dorën për ta parandaluar./tvklan.al