Më 24 korrik, psikologia Anxhela Peza dhe bashkëshorti i saj mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Andrei ka ardhur në jetë pas disa humbjeve në jetën e tyre sepse rreth një vit e gjysmë para tij psikologia kishte pësuar një abort ndërsa lajmin e shtatzënisë e mësoi kur e ëma sapo kishte ndërruar jetë.
Gjatë intervistës së saj për “Rudina” në Tv Klan, Anxhela shprehet se fillimisht data iu duk e çuditshme, por më vonë kuptoi se ishte pjesë e një kombinimi.
Anxhela Peza: Unë kam pyetur veten dhe kam thënë ç’është kjo datë 24 që ky erdhi në jetë, si… dhe vonë më ka rënë në mendje që është e njëjta datë që unë dhe im shoq i kemi thënë “po” njëri-tjetrit dhe jemi lidhur.
Rudina Magjistari: Kështu që ka qenë për ju një numër i veçantë, një numër special.
Anxhela Peza: Të dy ne, unë kam lindur më 28 Korrik, Indri ka lindur më 28 Prill dhe po babai i vet ka një datë 28. Motra ime ka një datë me babain tim, nipi im ka një datë me mamin tim, kështu që janë kombinime./tvklan.al