Dua Lipa fiton çmimin “Best Pop Act”: Fansat, arsyeja pse jam këtu
Kantautorja Raye u shpall fituesja e Brit Awards, në natën më të madhe të muzikës britanike. Ajo vendosi një rekord të ri duke rrëmbyer shumicën e çmimeve brenda një nate në këtë ceremoni.
Raye fitoi gjashtë çmime, përfshirë atë për artistin e vitit, albumin e vitit për “My 21st Century Blues” dhe këngën e vitit për “Escapism”. 26-vjeçarja triumfoi edhe në kategorinë e zhanrit R&B duke u shpallur artistja e re më e mirë.
Artistja shqiptare, Dua Lipa, ka fituar çmimin si “Best Pop Act” në Brit Awards. Pasi mori këtë çmim, Dua tha se fansat e saj janë arsyeja që ajo ishte aty, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Ellie Goulding, DJ dhe Producenti, Calvin Harris performuan këngën e tyre “Miracle”, ndërsa Becky Hill këndoi “Disconnect” me dyshen elektronike “Chase & Status”. Banda Jungle, e cila fitoi grupin e vitit, u ngjit në skenë me këngën “Back on 74”.
Pati edhe performanca nga artistë ndërkombëtarë, duke përfshirë këngëtaren kanadeze Tate McRae dhe reperin dhe këngëtarin nigerian, Rema. Këngëtarja 55-vjeçare australiane, Kylie Minogue, e cila u nderua me çmimin BRITs Global Icon Award, e përfundoi ceremoninë me një përzierje të hiteve të saj më të mëdha duke përfshirë “Padam”, “Can’t Get You Out of My Head” dhe “All the Lovers”.
Klan News