Petrit Vasili: “Mbrëmë tentoi nëpërmjet një tentative manipulative të përdorte të njëjtin skenar, pra të binte vota në të djathtë për të kaluar buxhetin e tij abuziv e korruptiv. Edhe mënyrën se si u tentua të konsumohej ky manipulim nëpërmjet votimit të drejtpërdrejt të këtij kryetari që bënte dhe njëkohësisht dhe sekretarin e numëruesin e votave për ata që kanë memorie dhe që kanë kujtuar sadopak teatrin kombëtar shqiptar kujtojnë që ky ishte një lloj numërimi që Rama e kreu në stilin alla “Arturo Ui” kur votoi për trustin e lulelakrës e ku të gjithë votonin nën presion”.

Koka: PSD: Vota pro, dështoi skenari PD-LSI

Skënder Gjinushi: “Të gjithë banorët e kryeqytetit në mbarë opinionin publik panë mbrëmë se si dështoi skenari politik PD-LSI për bllokimin e qeverisjes vendore dhe posaçërisht për të goditur modelin më të mirë të kësaj qeverisje, të përfaqësuar nga Edi Rama. Ashtu siç parashikohej klani korruptivo-destruktiv i Monika-Berishës kaloi në pakicë, rezultat i cili do të konfirmohet dhe në zgjedhjet e 2009-tës”.

Koka: PAD: Vota jonë pro, e pavlefshme, do votojmë kundër

Gjed Ndoja: “Në fund gjatë procesit të numërimit ai doli në natyrën e tij dhe normalisht ndërhyrja e tij emocionale është e papranueshme edhe për mua si përfaqësues të atij këshilli edhe të Aleancës Demokratike njëkohësisht, pra duke dëmtuar rëndë procesin. Aleanca Demokratike dhe unë si përfaqësues i saj në atë këshill votën do ta ketë kundër këtij buxheti si një ndëshkim edhe për sjelljen e fundit në atë moment të djeshëm kur kryetari i bashkisë kapërceu kompetencën e tij”./tvklan.al