Rektori i universitetit të Tiranës Dhori Kule shtohet në krahun e kundërshtarëve të ndërrimit të ermit të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Kule e komenton çështjen si abuzim me autonominë e universiteteve.

Dhori Kule: “Njerëzit kujtojnë se universitetet paskan aq shumë autonomi sa rrtijnë të marrin dhe vendimet e këtij lloji karakteri që nuk merren dot vendime. Megjithatë ligji në këtë pikë e ka parashikuar senati dhe kur merr vendime, në rastin konkret nuk ka arritur dot të marrë vendim, merr vendim për të propozuar. Pra ligji parashikon ministrinë e arsimit dhe shkencës si miratues. Pra vendimmarrës është ministria.”

Nga Vlora, atje ku edhe u ngjiz debati për këtë çështje, vijnë të tjera reagime, që e cilësojnë gjithçka një veprim të pajustifikuar. Ish-rektori i universitetit Bilal Shkurtaj, sot dekan i fakultetit të Edukimit, shprehet kundër ndryshimit të emërtimit të universitetit. Por pavarësisht kundërshtisë, Shkurtaj është gjithashtu firmëtar i diplomës me ermin e ri të universitetit nga “Ismail Qemali” në universiteti i Vlorës.

Bilal Shkurtaj: “Unë isha kundër propozimi është shumë i nxituar, që në mendimet e para që ka hedhur rektori lidhur me këtë propozim kam shfaqur mendimin që nuk është e mirë kjo gjë, duhet konsultuar.”

Arta Musarai: “Nuk është emri i universitetit i shqiptueshëm apo jo për ndërkombëtarët ajo që na krijon probleme. Më tepër problemet krijohen ne mendimet perverse të cilat kërkojnë të lidhin ndërkombëtarizimin, jetëgjatësinë e universitetit, ekzistencën e tij me heqjen e emrit të universitetit. Jemi krenarë e kemi përfaqësuar me dinjitet, e kemi mbushur gojën, kemi pasur emrin e atit të kombit.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Hila