Ne nje reagim te saj lidhur me mbylljen e varrezave te Sharres e Tufines Ministria e Brendshme sqaron se çdo vonesë në këtë proces, është pjesë e trashëgimishë së qeverisë së shkuar, e cila sipas saj nuk e mori masnjehërë në shqyrtim dosjen e shpronësimeve të dorëzuara nga bashkia qershorin e kaluar. Ministria e Brendshme fajëson po ashtu Bashkinë e Tiranës për mungesë të dokumentacionit në dosjen e hartuar për këtë proces dhe sqaron se me 14 shkurt te ketij viti ka lidhur marreveshjen me Bashkine e Tiranes për procedurat e shpronesimit dhe se aktualisht është në fazën e pritjes së ankimimeve të pronarëve të truallit. Më tej në njoftim thuhet se projekt-vendimi për shpronësimin e pronarëve të truallit do të paraqitet për miratim në qeveri brenda një kohë të shkurtër. Ne kunderpergjigje te ketij reagimi Bashkia e Tiranes thote se pretendimet e Ministrise se Brendshme jane justifikime dhe genjeshtra, pasi qe nga shtatori qeveria heshti ndaj kerkesave te vazhdueshme te bashkise per te nisur procesin e shpronesimeve.
Sipas Bashkise se Tiranes, paaftesine, papergjegjshmerine dhe tendencen per bllokim nga qeveria te ketij procesi e vuajne vetem qytetaret e Tiranes.